Sporti

Nora Gjakova eliminohet nga kampionati botëror i xhudos!

05/09/2023 15:33
nga:L J

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është eliminuar nga kampionati botëror i xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Gjakova më parë humbi mundësinë për të artën dhe momentalisht po garonte për të bronztën, megjithatë u mposht në repesazh nga xhudistja nga Korea e Jugut, Mimi Huh, përcjell GazetaBlic Sport.

Mimi Huh e mposhti Nora Gjakovan në “Golden Score”.

Pas Flaka Loxhës, Akil Gjakovën, sot tashmë u eliminua edhe Nora Gjakova…

/GazetaBlic Sport