Sporti

Nora dhe Akil Gjakova garojnë nesër në ‘Lojërat Olimpike’, ja orari i ndeshjeve të tyre

07/25/2021 13:52
nga:E K

Majlinda Kelmendi nuk arriti të vazhdojë suksesin e Distria Krasniqit e cila u stolis me medalje të artë në Tokio 2020.

Ish medalistja olimpike e Rio 2016 u eliminua që në raundin e parë nga hungarezja, Reka Pupp, shkruan GazetaBlic Sport.

Nesër do të ndeshen edhe dy garues tjerë të xhudos kosovare të cilët shihen si pretendentë për të fituar medalje olimpike.

Nora dhe Akil Gjakova do të përballen nesër në kategoritë e tyre përkatëse.

Akil Gjakova do të marrë pjesë në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë, dhe në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ndeshja fillon në ora 4:00 me kohën tonë lokale.

Ndërkaq, Nora Gjakova në garën e saj të femrave deri në 57 kilogramë do të jetë e lirë në raundin e parë, dhe do t’a presë fituesen e duelit Sabrina Filzomser dhe Sanne Verhagen për t’u përballur në raundin e dytë. Ndeshja fillon në ora 5:00 me kohën tonë lokale.

/GazetaBlic Sport/