Lajme

Nominimi i Marco Rubio për Sekretar Shteti/ Çitaku: Topin e kemi ne

11/14/2024 14:34
nga:G B

Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Për këtë, për Gazeta Blic është deklaruar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo thotë se topi është te ne, derisa ka theksuar se i ka ndodhur rrallë që të ketë më të përgatitur se sa Marco Rubio, në takimet që ajo ka pasur me ndërkombëtarë.

“Rrallë herë më ka ndodhur të hy në një takim me bashkëbisedues ndërkombëtar, ku pala tjetër të ketë qenë po aq, në mos më i përgatitur për temën dhe akterët e përfshirë, se që kanë qenë takimet me senatorin, tashmë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Topin e kemi ne”, deklaroi Çitaku./Gazeta Blic/

Rubio që u nominua për Sekretar jep sinjale që Grenell do të ketë pozitë në Administratën Trump