Sporti

Ole Gunnar Solskjaer tregon se a do të luajë Ronaldo në ndeshjen e nesërme

09/10/2021 15:17
nga:Mergim Rreci

Kthimi i Cristiano Ronaldos ishte një nga temat që dominoi konferencën për shtyp të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer para takimit të kësaj të shtune me Newcastle, në lidhje me raundin e katërt të Premier League.

“Të gjithë në klub janë të lumtur që Ronaldo është kthyer. Mezi presim të fillojmë lojën. Ronaldo kishte një para-sezon të mirë (me Juventusin) dhe luajti për ekipin kombëtar. Në një moment ai do të hyjë në lojë, kjo është e sigurt”, garantoi trajneri norvegjez, përcjell GazetaBlic Sport.

Vlerësimet për reprezentuesin portugez pasuan, duke kujtuar kohën kur ishte shok skuadre me të.

“Ne dimë gjithçka që ai ka arritur në karrierën e tij dhe u kthye në Manchester United për të arritur më shumë. Ai jetoi gjithmonë me disiplinën e një profesionisti të lartë. Ai ishte i pari që mbërriti në stërvitje dhe ne të gjithë po shikonim atë fëmijë që punonte para fillimit të stërvitjes. Tani, do të ketë të njëjtin efekt tek lojtarët e tjerë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/