Aktivisti i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi është përgjigjur për kritikuesit të cilët ironizonin me Partinë Socialdemokrate dikur duke thënë se “ngihen me një picë familjare”.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook pas protestës së sotme ku morrën pjesë numër i madh i qytetarëve ka shkruar “Ku janë qato pica familjare që i përmendshit?”.
Në protestën e sotme të PSD-së kanë marrë pjesë numër i madh i qytetarëve, ndërsa nga ky subjekt politik kanë deklaruar se nuk do të ndalen.


