Lajme

Nol Dedaj pas shkarkimit: Ministren Artane Rizvanolli do ta padis në gjykatë!

04/13/2023 13:39
nga:Y I

Ish-kryesuesi i bordit të Trainkos, Nol Dedaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se do të ngre padi ndaj ministres Artane Rizvanolli pas shkarkimit të paligjshëm që e njëjta i ka bërë.

Dedaj tha se argumentat janë në favor të tij dhe se po pret vetëm vendimin që e ka nënshkru kryeministri.

“Unë i kam argumentat e mija dhe do ta padis ministren. Vetëm po e pres vendimin që e ka nenshkru kryeministri edhe është afati i parë që do të takohem me avokatin pasi i kam të gjitha argumentat, nuk ka asnjë çalim. Për fat të keq Riza Spanca është caktu në pozitën udhëheqëse të Bordit, ai është një njeri që i’a ka përshkru edhe kryeshefit ekzekutiv performancën në vitin 2015-2016, është në kundërshtim me çdo ligj. I njëjti njeri është që me ka dezertu mua. Kur kanë ardhur amerikanët nuk donte të fotografohej me ta, nuk e di ai njeri nga është i orientuar. Në takimin e dytë që e pata me zviceranët ata nuk marrin pjesë në takimin e donatorëve” tha Dedaj  në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Ish-kryesuesi i bordit të Trainkos: Artane Rizvanolli nuk di çfarë është transporti dhe çfarë është Infrakosi!