Një nga nokautet më fantastike po qarkullon së fundmi nëpër rrjetet sociale.
Nokauti i vitit po konsiderohet ai që vjen nga EFC, dhe po thirret me emrin goditja ‘Supermeni’.
Luftëtari rus i MMA, Mehdi Dakaev ka mahnitur adhuruesit e sporteve anë e mbanë botës, me lëvizjen e tij të pabesueshme, ‘goditja Supermeni’.
Ai ishte në përballje me Makkasharip Zaynukov, në Eagle Fighting Championship (EFC) eventi 43.
Kjo garë promovohet nga ikona e UFC, Khabib Nurmagomedov. Më poshtë mund ta shihni videon e goditjes ‘Supermeni’.


