Sporti

Nokaut i jashtëzakonshëm në meçin mes Mairena dhe Arnold, ‘fiken dritat’ për britanikun

09/16/2022 22:00
nga:Mergim Rreci

Një nokaut i jashtëzakonshëm është parë sonte në ringun e boksit.

Brayan Mairena dhe Frank Arnold u përballen, meç ky që përfundoi shumë keq për Arnold, shkruan GazetaBlic Sport.

Mairena i dha një goditje të fortë kundërshtarit, duke e nokautuar pa ndjenja në ring.

Ishte e nevojshme ndihma mjekësore për Arnold, i cili më pas shkoi për kontrollë më të detajuar.