Showtime

Noizy paralajmëron bashkëpunim në gjuhën gjermane, ja se me cilin artist

01/18/2022 17:02
nga:Donika Fetahu

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, ndryshe i njohur si Noizy, nuk ka të ndalur sa i përket projekteve muzikore.

Së fundmi emri i tij është përfolur mjaft shumë në mediat rozë, për deklaratat e tij ‘bombastike’, shkruan GazetaBlic.

Ndërkohë reperi ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, se më 20 janar do të publikojë një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Dardan.

Ai ka treguar se për herë të parë do të këndoj në gjuhën gjermane.Këtë bashkëpunim reperi e ka cilësuar super hit./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)