Reperi shqiptar, Noizy ka qenë kryefjala e medive rozë ditën e djeshme.
Ai u ndalua nga policia e Kosovës dhe u shoqërua deri Komisariatin e Prishtinës, shkruan GazetaBlic.
Menjëherë pasi u largua, Noizy është veshur si babagjysh dhe ka surprizuar fëmijët në kampin e KFOR-it në Vushtri, ku dhe ka mbajtur një koncert për ta.
“Kemi ardhur me bërë një surprizë në kampin e KFOR-it në Vushtri. Kalamajt nuk e dinë që unë jam Babagyshi i Vitit të Ri. Do të jetë një surprizë e bukur”, thotë Noizy në video./GazetaBlic/
View this post on Instagram


