Showtime

Noizy në mes të Mitrovicës i bën ‘diss’ grupit “BabaStars”

07/18/2021 15:13
nga:Genita C

Kanë kaluar mbi dhjetë vite që kur filluan diss-et e ashpëra mes OTR dhe BabaStars.

Por, edhe pse ka kaluar kohë, reperi Noizzy i është kthyer sërish këtij problemi.

Në një koncert të mbajtur në Mitrovicë, ai sërish ka kënduar këngën diss ndaj label-it “BabaStars”.

Video është bërë tashmë virale në rrjete sociale, por ende nuk është bërë ndonjë reagim nga anëtarët e këtij label-i.