Së fundmi diçka që bëri bujë të madhe në botën e showbizit ishte rregullimi i raporteve mes dy reperëve të njohurnga Shqipëria.
Noizy dhe Stresi, si duket i kanë dhënë fund rivalitetit pas shumë viteve me njëri-tjetrin, shkruan GazetaBlic.
Reperi me emrin Rigels Rajku, ndryshe i njohur si Noizy, ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not”, ku aty shfrytëzoi rastin dhe i dha një këshillë publikisht Stresit.
“Do kishim shumë muhabet për të bërë, pafund, që nga 2008. Do e këshilloja të qëndronte larg problemeve pasi merr pjesë shumë në politikë, ndërkohë që politika e lë në baltë, sepse atë di të bëjë politikani. Nuk ka pse të bjerë pre ose të hyjë “all in” për politikën. Jo vetëm në Shqipëri, por në te gjithë botën, populli i thjeshtë ose artistat, duhet të jenë pak më tē veçuar nga politika sepse un personalisht mendoj se ka gjëra që populli nuk i di dhe nuk ja vlen të bëhesh kurban për politikën. Këtë ja kisha sugjeruar, je artist, merru me gjëra më të rëndësishme, bëj muzikë se për atë njihesh. Do ia kisha thënë si vëlla”,tha Noizy./GazetaBlic/


