Lajme

Noizy dorëzohet në polici, Nikçi: Do të dërgohet në mbajtje

11/05/2024 12:57
nga:Genita C

Reperi nga Shqipëria, Noizy, është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i njëjti po intervistohet.

“Rreth orës 10:30 me avokatin e tij është vetëdorëzuar Noizy. Është duke u intervistuar. Është njoftuar edhe Prokurori”, tha Gashi.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se i njëjti do të ndalohet për 48 orë.

“Është vetëdorëzuar. Po intervistohet nga hetuesit policorë dhe do të ndalohet për 48 orë”, tha ai.

Noizy dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje në një klub nate në Pejë. Ditë më parë në polici u vetëdorëzua edhe reperi i njohur me ermin Stresi, i cili më pas u lirua pasi dha dorëzani prej 20 mijë eurove.