Reperi i njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, në të kaluarën kishte mardhënie shumë të mira me modelen e njohur Oriola Marashi, e cila kishte qenë pjesë e grupit OTR.
Akoma nuk dihet aryeja e sakt pse dyshja nuk komunikojnë më me njëri tjetrin, reperi së fundmi i ftuar në një intervistë ka folur shumë për modelen, shkruan GazetaBlic.
“Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike. Zemrën që ka Oriola nuk e ka asnjë gocë tjetër. E ke për çfarëdo lloj gjëje e problemi. Kemi ndenjur disa vite bashkë, është si çun, është gallat. Është modelja më e mirë që kemi”, tha Noizy.
Pas kësaj interviste ka reaguar Oriola, përmes një postimi në InstaStory, ku ka shkruar: “Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve”./GazetaBlic/



