Njoftimi për lamtumirën e karrierës së tij si futbollist erdhi 7 muaj më parë, tashmë ish-lojtari i Milanit, Juves dhe Palermos, Antonio Nocerino është gati të nisë karrierën e tij si trajner.
Kontaktet me Miami FC janë shumë të avancuara dhe Nocerino, i cili luajti për Orlandon në Shtetet e Bashkuara, mund të zyrtarizohet në orët në vijim.
Në ditën e lamtumirës nga puna si futbollist ai shkroi: “Kam vendosur të përballem me një sfidë të re, atë të trajnerit, një sfidë e bukur, e re, e vështirë por që do të gjejë tek unë të njëjtin shpirt, pasion, dashuri dhe profesionalizëm që unë kisha si futbollist”.
/GazetaBlic Sport


