Duke folur për gazetën belge Het Laatste Nieuws, sulmuesi Noa Lang, i cili hyri në fushë në minutën e 113-të në ndeshjen çerekfinale me Argjentinën, nuk i fal festimet e lojtarëve kundëeshtar që festuan me gjeste provokuese ndaj holandezëve.
“Ata po luanin fort, vërtet shumë fort. Ata sapo kishin fituar, kështu që vazhdoni, festoni me njëri-tjetrin. Por mos u sill kështu. Ja pse Argjentina nuk do ta fitojë Botërorin”, kritikoi 23-vjeçari anësor i klubit belg Brugge.
Sulmuesi tashmë po mendon për duelin me Benfikën dhe ribashkimin me ndërkombëtarët argjentinas të shqiponjave të pranishëm në Botërorin 2022, konkretisht Nicolás Otamendi dhe Enzo Fernández: “Do t’i shoh disa prej tyre së shpejti, kur të luaj kundër Benficas”
Noa Lang do të përballet me Club Brugge, në fazën e 16-të të Champions League, më 15 shkurt dhe 7 mars të vitit të ardhshëm.
/GazetaBlic Sport