Lajme

Vdes kryetari i nëndegës së PDK-së në Gjilan

09/28/2024 22:45
nga:Sh R

Ka ndërruar jetë kryetari i nëndegës së PDK-së në Gjilan, Reshat Behluli.

Lajmin e ka bërë të ditur vet PDK-ja, duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën Behlulin.

“Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët” thuhet në njoftimin e PDK-së.

Varrimi i Reshat Behlulit do të bëhet nesër në Gjilan.

Ky është njoftimi i plotë i PDK-së:

Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e mikut tonë, aktivistit të devotshëm i cili njëherit ishte edhe kryetar nëndege, e qytetarit të nderuar nga secili prej nesh z. Reshat Behluli.

Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët.

Ne do ta kujtojmë përherë për urtësinë e tij, qetësinë, bashkëpunimin e përkushtimin.

Ngushëllime familjarëve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin Reshatin nga afër.

U prehsh në paqe!