Lajme

Plagoset një person në Podujevë, ishte në oborrin e tij

02/26/2023 09:55
nga:Genita C

Një person është plagosur në Peran të Podujevës.

Viktima ishte goditur nga një plumb derisa ishte në oborrin e tij.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes, shkruan raporti 24 orësh i policisë.

Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.