Sporti

Modric: Real Madridi është më i madh se çdo futbollist, Mbappe nuk duhet të kritikohet për vendimin e tij

07/02/2022 13:59
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe vendosi të rinovojë me Paris Saint-Germain dhe të refuzojë ofertën e Real Madridit.

Luka Modric respekton vendimin e sulmuesit francez, por paralajmëron se ai tani do të duhet të jetojë me të, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mbappe vendosi atë që vendosi dhe ishte brenda të drejtave të tij. Tani do t’ju duhet të jetoni me atë vendim. Të gjithë menduam se do të ndodhte dhe nuk ndodhi. çfarë do të bëjmë? Gjithashtu nuk është e nevojshme të kryqëzohet Mbappé… Ai është një lojtar i madh, por siç them gjithmonë dhe e përsëris, askush nuk është më i rëndësishëm se klubi. Real Madridi është më i madh, është mbi të gjithë të tjerët dhe kështu do të jetë gjithmonë”, tha mesfushori në një intervistë për Sportske.

Modric kërkoi fanellën e Mbappes gjatë ndeshjes mes dy skuadrave për Champions League dhe shkaktoi polemika: “Nuk më vjen keq. Ishte një kërkesë që më ishte bërë”, përfundoi ai.