Një ngjarje e çuditshme kishte ngjarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Albert Prenkaj e fitoi rastin në gjykatë, e cila e obligoi MPJD ta sistemojë atë në ministri.
E pak orë pas këtij vendimi, MPJD-ja e Gërvallës e shkarkoi sërish atë.
Në lidhje me këtë çështje, Albert Prenkaj ka paditur KPMSHCK-në, ku Gjykata Themelore në Prishtinë edhe e ka aprovuar një padi të tillë, duke thënë se ka bazë.
Ndërsa, në vendimin e Gjykatës Themelore që ka siguruar GazetaBlic thuhet se, është anuluar vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil dhe kjo çështje do të kthehet në rishqyrtim.