Sporti

Muller dy herë rresht në stol, Tuchel: Të gjithë duhet të mësohen se diçka e tillë ndodh

05/07/2023 22:59
nga:Mergim Rreci

Për herë të dytë radhazi Thomas Muller është lënë jashtë formacionit titullar të Bayern Munich.

Trajneri, Thomas Tuchel e shpjegoi zgjedhjen e tij në konferencën për shtyp kështu, duke thënë se kjo gjë është normale.

“Të gjithë duhet të mësohemi me faktin se vendime të tilla ekzistojnë. Mënyra se si Thomas po e pranon situatën është e bujshme. E di që ai ka një rol të veçantë në këtë ekip, por problemi nuk është aq i madh sa dëshironi ju që të duket.”-deklaroi Tuchel.