Finalja e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat nuk do të jetë e lehtë, thotë trajneri i PSG-së, Luis Enrique.
Lufta për trofeun zhvillohet këtë të dielë në mbrëmje në New Jersey, transmeton GazetaBlic Sport.
“A do të jetë një ndeshje e formale? Absolutisht jo”, deklaroi trajneri spanjoll në konferencën për shtyp. Pyetja u justifikua nga forma e PSG-së, pasi kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe sapo kishte mposhtur Real Madridin 4-0 në gjysmëfinale.
“Ne analizuam Chelsean. Ata kanë një ekip të shkëlqyer, trajneri Enzo Maresca punon shumë mirë, më pëlqen ajo që ai propozon, ata e ndërtojnë lojën, lojtarët kanë një profil teknik. Ata janë një ekip i kompletuar, i cili përfundoi i katërti në Premier League dhe fitoi Ligën e Konferencës pas një sezoni të shkëlqyer”, vuri në dukje trajneri spanjoll.
“Do të dalim atje me 100 përqind dhe do të përpiqemi ta përfundojmë këtë sezon historik në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani duhet të hapim një kapitull të ri, të fitojmë më shumë trofe të mëdhenj dhe të dielën kemi ndeshjen e fundit të sezonit, të cilën mezi e presim”, shtoi spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


