Mesfushori brazilian Fred zbuloi se trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka tre rregulla të cilat duhet t’i respektojnë të gjithë lojtarët e ‘Djajve të Kuq’.
Ten Hag vendosi rregulla në dhomat e zhveshjes. Nuk mund të vonohemi, nuk mund të bëjmë gjëra të gabuara dhe të bëjmë gjithmonë atë që mundemi për të ndihmuar bashkëlojtarin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi braziliani në një deklaratë për Times, përcjell GazetaBlic Sport.
Marcus Rashford dhe Cristiano Ronaldo ishin dy lojtarët e ndëshkuar deri më tani nga trajneri holandez për mosrespektim të rregullave.



