Lajme

MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike në shkollat e mesme

09/03/2024 09:28
nga:N K

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës kanë hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025.

“Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025”, thuhet në njoftim.

Nagavci ka bërë të ditur se nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.

“Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, tha ajo.

E, drejtimet që kanë të drejt aplikimi janë:

“Drejtimet deficitare:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike

-Instalues elektrik

-Agrobiznes

-Automekanik

-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

-Përpunim druri/Zdrukthëtar

-Hortikulturë

Drejtimet teknike:

-Metalpunues

-Instalues elektrik

-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit

-Automekanik

-Teknologjia e riciklimit

-Teknik i sistemeve të TIK-ut”, u tha në njoftim.

Postimi i plotë: