Lajme

Chollet takon Gjuriqin, kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

03/31/2023 23:22
nga:Mergim Rreci

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Chollet ka bërë të ditur se me Gjuriqin ka diskutuar mbi rëndësinë e e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Ohër.

Respektimi i marrëveshjes, sipas Cholet, i jep avantazh ambicieve serbe drejt BE-së.

“Gjë e mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës”, ka shkruar Chollet.

“Ndava me të entuziazmin e SHBA për të mirëpritur një diplomat serb në programin ndërlidhës të Departamentit të Shtetit këtë vjeshtë”, ka shtuar ai.