Christopher Nkunku do të jetë lojtar i Chelsea-t në verë.
Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori sportiv i Leipzig, Max Eberl. Duke folur për “Bild TV”, Eberl theksoi se Nkunku do të bashkohet me “blutë” e Londrës.
“Për fat të keq me Christopher Nkunku jam mjaft i qartë, do bashkohet në verë me Chelsea-n”-deklaroi drejtori sportiv i Leipzig.
Kështu skuadra e Potter do të përforcohet edhe më shumë, ku pas Mudryk që u zyrtarizua të dielën, në verë të tjetër sulmues pritet të jetë pjesë e këtij ekipi.


