Lajme

Njohja që (s)erdhi, Behgjet Pacolli për Gazeta Blic: Unë e kam kryer punën time…

12/27/2021 14:48
nga:N M

Shteti i fundit zyrtarisht që ka njohur Kosovën është Izraeli.

Por, një njohje e re për shtetit e krijuar më 2008, është paralajmëruar tash e disa ditë nga ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Deri në këtë ditë njohja nuk ka ardhur dhe së paku askush nga Qeveria e Kosovës apo Punëve të Jashtme nuk kanë folur për këtë njohje ose shtetin i cili e pranon Republikën e Kosovës.

Por, Behgjet Pacolli ka thënë për Gazeta Blic, se ai tashëm e ka kryer punën e tij sa i përket njohjes së re.

“Thjesht kam kërkuar që ta pranojnë delegacionin i cili ka ardhur, konkretisht në kohën e paralajmëruar dhe është takuar me institucionet e Kosovës. Çdo gjë tjetër pyteni institucionet ju lutem”, ka thënë Pacolli.

Minstria e Punëve të Jashtme e Kosovës zor ose hiç nuk përgjigjet në pyetjet e Gazeta Blic, shto faktin këtu se sot zyrtarisht është ditë pushime.

Krejt ka ka ndodhur me këtë njohje është një deklaratë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila kishte deklaruar se është në dijeni të plotë  për shtetin dhe njohjen, por që nuk ka thënë asnjë fjalë tjetër të vetme.

Në kohën kur delegacioni i këti jshtetit ka pasur ta vizitoj Kosovësn, shefja e politikës së Jashtme Donika Gërvalla “është zhdukur”.

Ajo kishte anuluar raportimin në Komisionin për Punë të Jashtme e ku stafi i saj kishte thënë përmes një emaili zyrtar se Gërvallës i ka dal një udhëtim urgjent jashtë vendit’.