Lajme

Njohja nga Sudani, Krasniqi: Për keqardhje, Kurti e Gërvalla për 4 vite ishin vetëm spektatorë në arenën ndërkombëtare

11 ditë më parë
nga:G B

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur lajm të mirë njohjen nga Sudani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është shqetësues roli i qeverisë dhe ministrisë së jashtme sa i përket njohjeve, ku për 4 vite, Kurti e Gërvalla kanë qenë vetëm spektatorë në arenën ndërkombëtare.

Postimi i saj i plotë:

Republika e Kosovës njihet zyrtarisht nga shtetit i Sudanit

Lajm i mirë për Republikën e Kosovës njohja nga Sudani.

Edhe pse shqetësuese vazhdon të jetë roli i qeverisë dhe ministrisë së jashtme sa i përket njohjeve dhe anëtarësimeve të vendit.

4 vite kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla kanë qenë vetëm spektatorë në arenën ndërkombëtare. Është për keqardhje se çfarë përfaqësojnë ata njerëz që janë verbëruar vetëm pas pushtetit.

Republika e Kosovës është e përjetshme ashtu siç duhet të jetë edhe kontributi për të.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!