Lajme

Njohja nga Kenia/ Haradinaj: Për Kosovën punohet nga çdo pozitë sikurse ish-Presidenti Pacolli

3 ditë më parë
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kenia e ka njohur Kosovën shtet, me lobim direkt të ish-presidentit Behgjet Pacolli.

Duke iu referuar diskursit të Lëvizjes Vetëvendosje për “shkatërrimin 20 vjeçar të Kosovës”, Haradinaj me ironi tha se “.ata që e shkatërruan Kosovën për 20 vjet nuk po ndalen së shkatërruari”.

Haradinaj tha e kjo njohje është falë ish-presidentit Behgjet Pacolli.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë njohja e Kosovës nga Kenia. Ata që “e shkatërruan Kosovën për 20 vjet” nuk po ndalen së “shkatërruari” me njohje të reja dhe riparim marrëdhëniesh, qofshin jashtë politikës, qofshin nga pozicioni i opozitës. Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë”.

“Ata që nuk i bënë asnjë të mirë Kosovës, sot dolën edhe një herë qartazi, me video dhe me zë, kundër njerëzve të saj, kundër administratës së aleatit më të madh të Kosovës dhe, si zakonisht, kundër medias dhe operatorëve ekonomikë kosovarë”, ka shkruar Haradinaj.