Ish ministrja e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj, e ka quajtur të arritur historike njohjen nga Kenia, pas më shumë se 4 vitesh pa asnjë njohje, raporton Gazeta Blic.
“Mirënjohje ish Presidentit dhe ish Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli për përkushtimin dhe punën e pakursyer për këtë arritje për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se MPJ duhet të fillojë me përgatitjet për formalizim të njohjes përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kenian.
Postimi i saj i plotë:
Njohja e 118-të e Republikës së Kosovës nga Kenya është e arritur historike, pas më shumë se 4 vite pa asnjë njohje për shtetin tonë. Mirënjohje ish Presidentit dhe ish Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli për përkushtimin dhe punën e pakursyer për këtë arritje për Kosovën.
MPJ pa humbur kohë duhet të fillojë përgaditjet për formalizimin e njohjes përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kenya-n, dhe të shfrytëzojë momentumin për të punuar drejt avancimit me njohje të reja në kontinentin afrikan.
Kjo sot është dëshmi që vetëm bashkë e të koordinuar rreth interesit shtetëror – do të mund t’a çojmë Kosovën përpara.