Lajme

Njohja e pasaportave nga Spanja/ Musliu-Shoshi i reagon Qeverisë: Mos na shitni dushk për gogla!

1 vitë më parë
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj qeverisë për çëshjten e njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi është kolektiv i shtetes të Shengenit dhe jo individual dhe se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës.

Deputetja ka shtuar se s’duhet harruar shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!

Postimi i saj i plotë:

Mos na shitni dushk për gogla!

Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja është obligim ligjor sepse vendimi është kolektiv i shteteve të zonës Shëngen dhe jo individual!

Prandaj bazuar në dokumentet si Marrëveshja e Shengenit, konventa e Shengenit, kodi kufitar i Shengenit, Spanja NUK KA pasur asnjë zgjedhje tjetër pos të njeh pasaportën e Kosovës!

Mos të harrojmë, njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës!

Po ashtu mos të harrojmë shkaktarin që këtë të drejtë ia humbi Kosovës vite me radhë me kauza të kota që sot i përqafon!