Lajme

“Njohja e Kosovës nga Serbia”, Zeka: Thaçi do arrinte një marrëveshje me Beogradin!

11/05/2025 11:15
nga:Y I

Gazetari Milaim Zeka, në një lidhje live për Euronews Albania, foli mbi planin e Hashim Thaçit, një mundësi që ka ekzistuar për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, Thaçi do të arrinte një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Pas themelimit të gjykatës u pa që arrestimi i krerëve të UÇK-së ishte puro politike, sepse Thaçi ishte nisur për në Shtëpinë e Bardhë, ku do të arrinte një marrëveshje me Beogradit dhe Prishtinës. Krerët e partisë demokrate të Kosovës kurrë nuk e kanë publikuar marrëveshjen që kishte nëntë pika, që do të nënshkruante Thaçi, e cila më pas u nënshkrua nga Avdullah Hoti”, u shpreh Zeka.

Sipas tij, pika 9 e cila ishte hequr, parashikonte njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa shkëmbim territoresh.

“Shkëmbimi i territoreve lind më pas, pas një darke mes Vuçiqit dhe kryeministrit Edi Rama. Në këtë darkë ishte edhe një zyrtar i lartë dhe dyshoj edhe për Baton Haxhiu, i cili ka dalë dhe ka folur për t’i bindur dhe për ta mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve. Për momentin kur është dhënë ideja, unë e kam mbështetur këtë, sepse ideja fillestare ishte që Leshaku, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, që deri në vitin 1956 ishin territore të Serbisë, ti ktheheshin Serbisë dhe të merrej Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Bazuar në këtë, unë kam qenë dakord. Por gabimin fatal politik i Thaçit, ishte se në vend të konsultohej me bashkëpunëtorët e tij, kishte vetëm Baton Haxhiun si konsulent. Titoja, me origjinë kroate, për të futur sherr mes shqiptarëve dhe serbëve, e bëri këtë shkëmbim territorial në vitet 1956-58. Ideja e tij ishte që, pas vdekjes së tij dhe duke e ditur që Jugosllavia do të shkatërrohej, të shpërthente një luftë mes shqiptarëve dhe serbëve”, përfundoi Zeka.