Lajme

Njohësit e integrimeve evropiane: Me 13 tetor pritet të jepet drita jeshile për liberalizimin e vizave!

10/06/2022 09:33
nga:Y I

Me 13 tetor, Kosovës ka shumë gjasa t’i jepet drita jeshile për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Kështu po deklarojnë “Gazeta Blic” njohësit e inetegrimeve evropiane.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, tha se tashmë ka ardhur koha për liberalizim të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Kelmendi deklaroi se edhe Franca që ka qenë skeptike pritet të japë dritën e gjelbërt.

“Eshtë koha per liberalizim te vizave per Kosovën nga BE-ja. Nga gjendja në BE-së duhet të besohet që është koha për liberalizim të vizave për Kosovën. Këtu, natyrisht, çështja është te Holanda, Spanja e disa shtete, të cilat Kosovën nuk e kanë njohur. Mirëpo, duke qëndruar nën presionin e Gjermanisë dhe te Austrisë, mendohet se Franca do te japë dritën e gjelbërt per liberalizimin e vizave. Ndërsa, fakti se a do te nxirret vendimi tash në tetor, me 13 ne Pragë të Qekisë, është ende e pa qartë. Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim tash e disa vite”

Kelmendi tregon edhe arsyet pse BE-ja pritet ta përmbyllë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

“Mos-liberalizimi ka ardhur per shkak te mos-suksesit të dialogut me shtetin serb. Pa ndonjë vendim, de-fakto qe ndërlidhur nga Franca liberalizimi me dialog.Me agresionin rus ne Ukrainë dhe me poziten e rrezikshme te Serbisë në raport me agresionin, duke mos i aprovuar sanksionet e UE kunder Rusisë dhe duke berë marreveshje me shtetin rus për unifikim të politikës së jashtme, sikundër edhe duke rrezikuar me luftë Ballkanin Perendimor, duket se kemi një reflektim nga disa shtete ne raport me Kosovën.Këtu buron edhe prognoza për liberalizim te vizave me 13 Tetor.Por, edhe nese nxirret ky vendim, deri te realizimi kalojne muaj te tere pa u zbatuar. Eshtë ne praktiken e UE-se nje zvarritje e gjatë e zbatimit te vendimit” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Edhe njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, shprehet optimist se me 13 tetor Këshilli i BE-së mund të hapë procesin për liberalizimin e vizave.

Mazreku thekson se pas ‘relaksimit’ të qëndrimeve nga Franca dhe Hollanda, gjasat janë që të ketë qëndrime pozitive.

“Me 13 tetor Këshili i Bashkimit Evropian mund të hapë procesin dhe  mund t’i jepet drita e gjelbërt Kosovës për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave.Në raport me qëndrimet e shteteve të cilat kanë qenë hezituese deri më tani siç është rasti i Holandës dhe rasti i Francës dhe pasiqë duket se këto dy shtete e kanë neutralizu qëndrimin për liberalizimin e vizave mendoj që gjasat që një qëndrim pozitiv në raport me vizat për Kosovën të merret me 13 tetor. Në këtë rast dhe shtetet hezituese, që nuk i dimë tani, nuk mund ta formojnë atë që quhet minoranca bllokuese. Siç dihte minoranca bllokuese mund të formohet nga katër shtete së paku, po ato katër shtete duhet me i përfaqësu 35% të popullsisë së Bashkimit Evropian, e në këtë rast pa Francën është goxha e vështirë që katër shtete të caktuara të përdorin këtë që quhet ‘minorancë bllokuese.Mendoj se meqë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovës është futur në agjendën e 13 tetorit, të gjitha testimet paraprakisht nga përfaqësuesit e 27 shteteve kanë ndodhë “

“Mendoj dhe besoj se në këte rast nuk do të ketë minorancë bllokuese.Rol qëndror në këtë rast për futjen në agjendë të liberalizimit të vizave e ka “Trojka Evropiane” që përbehet nga vendi që aktualisht e ka Presidencën e radhës të BE-së, vendi paraprak që e ka pas Presidencën e radhës dhe vendi pasues e në këtë rolin kryesor e ka patur ministria e Jashtme çeke. Derisa kjo çështje është në agjendë nuk besoj se do të ketë bllokim të procesit ” tha Mazreku për “Gazeta Blic”

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën me 13 tetor.

Ky proces ka shumë vite që është zvarritur dhe ka stagnuar.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga blloku evropian.

/Gazeta Blic/

 

Konfirmon BE: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Anketa: Bie përkrahja për Bashkimin Evropian në Kosovë