Lajme

Njohësi i zhvillimeve politike: Ka gjasa të ketë zgjedhje të parakohshme, LVV-ja, do t’i ik presionit për formimin e Asociacionit!

03/09/2024 18:47
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje në muajin qershor.

Ai tha se këto zgjedhje mund të organizohen së bashku me zgjedhjet në katër komunat veriore.

“Kjo është shpikje e Albin Kurtit. Imagjinoni, Kurti hargjon pare të Kosovës me e shkarku Lulzim Hetemin. Absurditeti më i madh, me pagu pare, me organizu peticion me shkarku Lulzim Hetemin.Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale” tha Haardinaj raporton Gazeta Blic.

S’e ka shumë mundësi për të patur zgjedhje të parakohshme po e thotë edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fidan Ukaj.

Ukaj tha se ato mund të mbahen, jo pse duan Kurti dhe LVV-ja, por për t’i ikur presionit ndërkombëtar për formimin e Asociacionit.

“Mendoj se gjasat me pas zgjedhje të parakohshme janë të medha, jo se LVV-ja dhe kryeministri Kurti i duan ato, por me i ik presionit ndërkombetar rreth formimit të Asociacionit” tha Ukaj.

Ukaj bëri edhe një parashikim se si mund të renditen subjektet politike në zgjedhjet e ardhshme.

“Mendoj se LVV- ja e ruan vendin si subjekt i parë politik ne Kosove, edhe pas këtyre zgjedhjeve eventuale të parakohshme, duke u pasu nga PDK dhe LDK e me pastaj AAK-NISMA.Megjithat mendoj se VV-ja do të ketë nevoj për një subjekt tjeter politik për ta formuar qeverin e ardhshme të Kosovës” deklaroi Ukaj  për “Gazeta Blic”

Nga Partia Demokratike e Kosovës u shprehën të gatshëm për të shkuar në zgjedhje.

Deputeti i këtij subjekti politik, Hajdar Beqa, tha për “Gazeta Blic”  se sa më shpejt të shkohet në zgjedhje aq më mirë është për Kosovën.

“Ne si Parti Demokratike edhe përmes organeve drejtuese të partisë, në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues, kemi kërku që me shku vendi në zgjedhje. Sa më shpejt që shkon vendi në zgjedhje konsideroj që është më mirë për qytetarët e vendit dhe dëmi i bëhet më pak Kosovës. Konsideroj se sa më shumë të rrijë kjo qeveri është duke e dëmtu Kosovën si në aspektin ekonomik edhe në aspektin e sigurisë, gjithashtu edhe në aspektin e raporteve me partnerët historik që i kemi siç janë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian”

“Partia Demokratike ka qenë edhe është më e përgatitur se kurrë më parë për me shku në zgjedhje, ne kemi qëndrim publik për me shku në zgjedhje sa më shpejt aq më mirë dhe ashtu me Kushtetutë jemi në vit zgjedhor” tha deputeti Beqa në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Haradinaj: Ekziston mundësia të shkojmë në zgjedhje në qershor, së bashku me këto zgjedhjet komunale