Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se presidentja Osmani nuk ka guxim t’i dalë kundër kryeministrit Kurti.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thotë se deklarata e saj që Qeveria të ulet me aleatët është një tentativë për balancim të raporteve.
“Kërkesa e Presidentes që Qeveria të ulet me aleatët e të flet për dinarin nuk mendoj se po i del kundër kryeministrit, por mendoj se problemi është edhe më i thellë sepse ajo nuk po ka guxim që t’i del kundër”, tha Arifi.
“Pra, kjo është vetëm një tentativë e dështuar e presidentes për t’i balancuar kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së karshi synimeve të Qeverisë së Kosovës. Në këtë rast po mendoj që nuk ka arritë të krijojë një balancë të mirë”, shtoi ai.
Sipas Arifit, Osmani po mundohet të jetë e mirë me të dyja palët, edhe me Qeverinë, edhe me ndërkombëtarët.
Ai paralajmëron se Kosova mund të ketë pasoja tjera, pasi sipas tij, jemi në vijë të kuqe dhe çështja për dinarin duhet të analizohet sa më shpejt.
“Vjosa Osmani po mundohet të luajë lojën, edhe mirë me perëndimorët edhe mirë me Qeverinë. Në politikë është e vështirë që të jesh me të dyja palët kur ka çështje të tilla. Por, duhet të merret një vendim sa më shpejt sepse jemi në vijën e kuqe dhe nëse nuk dijmë që ta analizojmë situatën, mund të kemi edhe pasoja tjera”, tha Arifi.
Osmani: Qeveria me aleatët të ulen e të merren vesh rreth çështjes së dinarit
Shala: Kurti me politika populiste, Osmani vegël e tij