Lajme

Njohësi i ekonomisë: Pas mbylljes së gastronomisë, 9 milionë euro u eksportuan – këto masa do t’i kthehen “bumerang” Kurtit

04/14/2021 15:46
nga:M K

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka folur rreth masave të qeverisë Kurti.

Në një intervistë dhënë portalit GazetaBlic, në njërën prej pjesëve kryesore të diskutimit, foli edhe rreth çështjes së shumëdiskutuar, masave të fundit të qeverisë, përcjell GazetaBlic.

Këto masa u vendosën me datën 6 të këtij muaji, me synimin e vetëm që të zgjasin deri më 18, pra 12 ditë.

Megjithatë, një udhëtim poshtë kufirit shqiptaro-shqiptar i një pjese të deputetëve të Vetëvendosjes për të marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri, krijoi pakënaqësi të madhe te sektori i gastronomisë, që në fakt ishte më i prekuri, pasi ekzekutivi vendosi që lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare të mbyllen 100%.

Ndërkaq, sipas Kadriajt, këto masa kanë qenë totalisht të gabuara, pasi Kosova ka humbur 9 milionë euro deri më tani, pasi të njëjtat janë shpenzuar jashtë.

Kjo shumë duhet të kthehet në tatim, në mënyrë që të përfitojë edhe shteti. Por, besoj që kryeministri për interesa të tij, që të artikulohet po e bënë gjithë këtë, por që do t’i kthehet “bumerang”.

“Dy vendimet e fundit të qeverisë aktuale lidhur me masat anti-Covid janë të gabuara, pasi afro 9 milionë euro janë larguar nga ne. Pra, janë eksportuar. Ato duhet të qarkullojnë në vendin tonë në mënyrë që të kthehet në tatim, kurse qeveria aktuale sa për t’u artikuluar dhe për të bërë veprime sa për të treguar fuqi, në veçanti kryeministri aktual.

Megjithatë besoj që do t’i kthehet “bumerang”, ndërsa nëse konfirmohen masat e reciprocitetit ashtu siç po flitet, do ta godasin Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Kadriaj.

/GazetaBlic/