Lajme

Njohësi i çështjeve politike: Heshtja e Kurtit para dhjetra viktimave të COVID-19, është shurdhuese

09/06/2021 22:20
nga:Q R

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, me anë të një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për të cilin ka thënë se po hesht para dhjetra vdekjeve nga virusi korona, shkruan Gazeta Blic.

Madje ai ka thënë se heshtja e Kurtit është shurdhuese.

Postimi i plotë:

Heshtja e KM Kurtit eshte shurdhuese. Per cdo dite vdesin me dhjetra njerez nga covid19, me mijera infektohen, nderkohe Kurtit as qe i behet vone qe te dal me nje komunikim per publikun. Vdesin te rinj, gra shtatezana, te moshuar, me raste ka 2-3 nga nje familje, njerezit nuk kane as se ku shtrohen ne spitale, e te gjitha keto tragjedi nuk ia prishin terezine ketij kryeministri. Nuk flet, nuk adreson pergjegjesi, nuk tregohet i pergjegjshem e nuk shpreh keqardhje.
Gjithe kjo qetesi, gjithe ky fodullek, gjithe ky turp, gjithe kjo neveri.

Vdesin nga COVID-19 nënë e bir në Gjilan