Lajme

Njofton Rukiqi: Tregon se kur dalin paratë për bizneset e mbyllura nga masa e fundit dhe se kush përfiton saktësisht!

04/08/2021 13:11
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se pas një takimi me ministrin e Financave Hekuran Murati janë pajtuar që të subvencionohen 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë për sektorët të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga masat e fundit.

Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve që do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese”, ka shkruar ai.

Ndryshe, masat e reja kanë hyrë në fuqi nga dita e mërkurë dhe do të zgjasin deri më datë 18 prill.

Këto masa kanë nxitur reagime të shumta, derisa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka arsyetuar këtë vendim me faktin se duhet ruajtur shëndeti publik.

MSH: Mbi 4 mijë e 200 nëpunës të institucioneve shëndetësore janë vaksinuar, nga sot fillon vaksinimi i të moshuarve