Sporti

Njofton për testet dhe shfaq gishtin e mesit, Ibra i befason të gjithë

05/22/2021 15:38
nga:Mergim Rreci

Ditën e nesërme, skuadra e Milanit do të luajë ndeshjen e sezonit ndaj Atalantës, dhe kuqezinjtë kanë në dorë fatin e tyre të rikthehen të luaj në Ligën e Kampionëve pas 7 sezonesh.

Kuqezinjve u duhet të bëjnë pa yllin e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic ditën e nesërme pas një dëmtimi që e la dhe jashtë kampionatit europian shtatlartin suedez.

Por Ibra nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka menduar tu përgjigjet kritikëve me një foto e cila ka bërë xhiron e rrjetit.

Në një postim në ‘’Instagram’’, Ibra ka postuar foton e një grafie dore duke u treguar gishtin e mesit kritikëve të tij.

 

‘’Rezultatet e skanerit të dorës sot’’, shkruan sulmuesi suedez në foton e cila ka bërë xhiron e rrjetit.