Lajme

Hekuran Murati: Është hapur formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale në e-Kosova

10/09/2021 13:43
nga:Y I

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale-konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.

“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura” shkruan Murati.