Kompania Mabetex ka njoftuar se të gjithë punëtorët e saj në Kazakistan janë të sigurt, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, thuhet se jeta atje po zhvillohet normalisht.
Njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Duke pasur parasysh të rejat e fundit lidhur me situatën në Kazakistan, informojmë të gjithë familjarët e punëtorëve nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia që në tri qendrat të rëndësishme ku punojnë mbi 1900 puntorë të Mabetex (duke mos konsideruar se një pjesë nga këta kanë udhëtuar në vendlidje për festat e fundvitit), Ust Kamenogorsk, Almaty dhe Nur-Sultan, situata është e qetë dhe institucionet e vendit funksionojnë sipas ligjeve në fuqi.
Puntorët janë të sigurt dhe jeta zhvillohet normalisht. Mbas kthimit të funksionuarit të internetit puntorët janë ne kontakt permanent me familjet e tyre.
Mabetex Group
Datë: 10 Janar 2022



