Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e zyrtarizon kandidati për kryetar të Gjilanit, raporton Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi të lëshuar për media, “të shtunën (17 korrik) me fillim në ora 10:00 mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës”
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të shtunën (17 korrik) me fillim në ora 10:00 mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës. Në këtë Konventë do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ndërsa i kontaktuar nga Gazeta Blic, Haziri ka theksuar se ende nuk ka vendosur nëse do të garoj.
Siç ka raportuar Gazeta Blic, pos Hazirit, si kandidat i mundshëm për kryetar të Gjilanit, shihet edhe Arbër Ismajli, aktualisht nënkryetar i Gjilanit.
LDK mban konventën në Gjilan: Këta janë dy kandidatët për kryetar të komunës!