Lajme

Njofton Kuvendi, nesër deputetët mblidhen në ora 11:00 për seancën e radhës

06/10/2025 11:28
nga:G B

Për të 30 herë nesër do të tentohet konstituimi i kuvendit të Kosovës.

Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në përpjekjen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. VV si parti e parë e ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nga opozita nuk po përkrahet pasi po e konsiderojnë si “figurë përçarëse”.