Lajme

Njofton KEDS: Punëtori i lënduar gjatë shpërthimit në nënstacionin ‘Prishtina’ është jashtë rrezikut për jetën

12/25/2021 17:45
nga:Y I

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV ku si pasojë është lënduar një person raporton Gazeta Blic.

Nga KEDS, në një njoftim për media, kanë bërë të ditur se nga informacionet që kanë nga emergjenca punëtori është jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. SI pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë.Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit” thuhet në njoftimin e KEDS.

E FUNDIT: Shpërthim në KEDS, një i lënduar