Zgjedhjet Lokale

Njofton Bulliqi: Do të ndërtohet një lagje e re në Podujevë, donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”

10/08/2021 11:05
nga:Y I

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndërtohet një lagje e re në Podujevë donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”, raporton Gazeta Blic.

Bulliqi ka thënë se kjo hapësirë duhet të jetë multidimensionale që ofron mundësi për të gjithë dhe do të ndërtohet në bashkëpunim me fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

“Ky projekt, me vlerë rreth 1 milion euro, donacion nga fondacioni i Elvis Naçit dhe me tokën që dhurohet nga bëmirësit, përfshinë ndërtimin e shtëpive, lagjes në tërësi, kopshteve, fushave sportive dhe ambulancës në të. Ky projekt, ndër më të mëdhenjtë që Podujeva i ka parë, është zgjidhje për një problem të madh me të cilin përballen familjet e varfëra dhe Komuna e Podujevës” shkruan Bulliqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lagje e re në Podujevë – Donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”

Shtëpia është themeli i bashkësisë dhe organizimit shoqëror. Si e tillë, ajo duhet të jetë hapësirë multifunksionale që ofron mundësi për të gjithë, ashtu siç do të jenë shtëpitë dhe lagjja, që do ta ndërtojmë në bashkëpunim me fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Ky projekt, me vlerë rreth 1 milion euro, donacion nga fondacioni i Elvis Naçit dhe me tokën që dhurohet nga bëmirësit, përfshinë ndërtimin e shtëpive, lagjes në tërësi, kopshteve, fushave sportive dhe ambulancës në të. Ky projekt, ndër më të mëdhenjtë që Podujeva i ka parë, është zgjidhje për një problem të madh me të cilin përballen familjet e varfëra dhe Komuna e Podujevës.

Mirënjohës përjetë fondacionit “Shqiptarët për shqiptarët” dhe gjithë donatorëve që po mundësojnë realizimin e këtij projekti.