Lajme

Njoftoi krerët e Shqipërisë për marrëveshjen e Ohrit, Kurti: Takimet ishin të përzemërta, mbështetja ishte e qartë

03/26/2023 21:50
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për vizitën e sotme në Tiranë, ku është takuar me presidentin Bega, kryeministrin Rama, kryekuvendaren Nikolla dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Meta, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka njoftuar për dialogun, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare.

Ai ka thënë se takimet ishin të përzemërta, mbështetja ishte e qartë dhe ka falëndëruar krerët e shtetit shqiptar për mikpritjen.

Postimi i tij i plotë:

E diela e fundjavës së fundit të muajit mars, ishte ditë e një vizite pune në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë.

Takova presidentin Bajram Begaj, kryekuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta.

Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare.

Takimet ishin të përzemërta. Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen.