Lajme

Njoftimi për publikimin e Listave Fillestare NSh Rilindja – Gazeta, NSh TAN dhe NSh JEDINSTVO

07/06/2022 12:35
nga:Q R

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar për publikimin e Listave Fillestare të NSh Rilindja – Gazeta, NSh TAN dhe NSh JEDINSTVO.

Sipas njoftimit, publikimi i listës fillestare do të bëhet me datë 06- 10 korrik 2022.

Ky është njoftimi i plotë:

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) duke u bazuar në nenin 10.4 të Rregullores së UNMIK-ut nr.
2003/13 (me ndryshime), nenin 72, pikën 2 dhe 3 të Ligjit, nr. 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të
Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë dhe nenin 10.3 të Politikave
Operacionale të Agjencisë, pas shqyrtimit të dëshmive në dosjet e punëtorëve të emrave të përfshirë në
listë fillestare nga BSPK me të drejtë të përfitimit të një pjese prej 20% të të ardhurave nga
privatizimi/likuidimi i:
1. NSh “ Rilindja – Gazeta” Prishtinë,
2. NSh “TAN” Prishtinë,
3. NSh “JEDINSTVO” Prishtinë
asetet e të cilave janë shpronësuar në përputhje me Vendim për shpronësim nr. 08/189, i datës
23.05.2014, si dhe Udhëzimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme C-IV-20-0059, të datës 15
tetor 2020, lidhur me mënyrën e publikimit të listave te 20 %-it të punëtorëve në kohë pandemie COVID
19, me datë 06, 07, 08, 09 dhe 10 korrik 2022, publikon LISTËN E PËRKOHSHME TË PUNËTORËVE të
këtyre NSHve.

Listat mund ta gjeni në web faqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,76