Sporti

Njoftimi për pensionimin e Eden Hazard mund të ndodhë brenda javës

06/08/2023 23:45
nga:Mergim Rreci

Sipas lajmeve të publikuara këtë të enjte nga gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’, reprezentuesi belg Eden Hazard mund të jetë afër shpalljes së vendimit për t’i dhënë fund karrierës, madje kjo mund të ndodhë brenda javës.

Sulmuesi nuk arriti kurrë të tregojë në Real Madrid cilësinë shumë të lartë të treguar në Chelsea dhe u pengua nga lëndimet, kështu që mundësia për të ‘varur këpucët’ është reale, pavarësisht faktit se janë raportuar interesa të disa klubeve, transmeton GazetaBlic Sport.

Eden Hazard u transferua nga Chelsea për 115 milionë euro në sezonin 2019/20, me qëllim që ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon, por ai ishte shumë larg pritshmërive të larta.

/GazetaBlic Sport/