Lajme

Njoftim nga KQZ për afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

11/07/2024 11:34
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me periudhën për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, raporton “Gazeta Blic”

Më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025;

Më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më më 25 janar 2025;

Më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025.

Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)” thuhet në njoftimin e KQZ-së raporton “Gazeta Blic”.