Sporti

Liverpool nënshkruan kontratë rekorde sponsorizimi me Fly Emirates

05/03/2022 08:52
nga:Mergim Rreci

Liverpool, sipas Daily Mail , është afër mbylljes së rinovimit të kontratës së sponsorizimit me bankën Standard Chartered, e cila zgjat që nga viti 2010 dhe kontrata e së cilës përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas gazetës angleze, marrëveshja e re do t’i garantojë kuqezinjve rreth 95 milionë euro në vit, më shumë se dyfishi (40 milionë) sesa përfaqëson kontrata aktuale, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se skuadra angleze do të kalojë Real Madridin në këtë renditje, pasi skuadra spanjolle merr 70 milionë euro në vit nga Fly Emirates.

/GazetaBlic Sport/